(E plotësuar) - Drita e Gjilanit është në finale të Kupës së Kosovës në futboll. Ramiz Sadiku të Prishtinës nuk i mjaftoi barazimit (2:2) me Dritën, në ndeshjen e kthimit, pasi që sfidën e parë e humbi me 3:0 në Gjilan.
Drita ishte në disavantazh me rezultat 2:0 nga Ramiz Sadiku.
Anëtari i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, befasoi në pjesën e dytë duke shënuar dy herë në portën e skuadrës nga Gjilani.
Në minutën e 51-të, Misini shënon nga penalltia për 1:0. Musa dyfishon epërsinë në minutën e 66-të.
Drita nuk lejoj befasi duke shënuar dy gola për të barazuar rezultatin me golin e Tahirit (86’) dhe Kryeziut (90+3’).