Llapi në finale, Prishtina me gishta në gojë

Futboll

Llapi në finale, Prishtina me gishta në gojë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:57
Llapi në finale, Prishtina me gishta në gojë

Llapi nga Podujeva është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës, duke e përmbysur humbjen me 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Llapi kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:2, nga ana tjetër Prishtina mbetet pa asnjë trofe në 100 vjetorin e themelimit të saj, duke mbetur me gishta në gojë! Prishtina mbetet edhe jashtë garave evropiane.

Gjithçka u vendosë në pjesën e dytë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku ishin të pranishëm rreth 4 mijë shikues. 

Në minutën e 59-të, Bianor Neto shënon me kokë për 1:0. Arbnor Ramadani në minutën e 75-të, dështon nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e pret portieri Eglant Haxho i Prishtinës.

Rivera në minutën e 79-të, vulosi fitoren në 2:0. Llapi për herë të dytë rresht në finale, do të takohet me Dritën e Gjilanit. Llapi mëton ta mbrojë trofeun e Kupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat