Drita ka arritur ta sigurojë kalimin në finale të Kupës së Kosovës, pasi në gjysmëfinale ka eliminuar skuadrën e Ramiz Sadikut.
Gjilanasit barazuan 2-2 në kryeqytet, teksa punën më të madhe e kishin kryer në ndeshjen e parë, të cilën e kishin fituar 3-0, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, është prononcuar kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
Ai tha se edhe një hap i madh është bërë para, por mbetet edhe finalja për ta kompletuar atë për të cilën kanë luftuar.
“Futbolli është kështu. Në momentin që e neglizhon, mund të ndëshkohesh. Kishim rezultat pozitiv dhe kishim lojtarë me kartonë. Ata nuk i rrezikuam pasi dëshiruam t’i kishim në finale.
Gjithçka u stabilizua në momentin që u futën të gjithë dhe patëm kontrollë. Shkoi mirë, ndërsa i uroj lojtarët e mi për këtë finale. Por, ne e kemi edhe një ndeshje për ta arritur qëllimin”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu.
Në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, Drita do të ketë punë të vështirë ndaj Llapit.