Xavi: Kjo është Barça

Futboll

Xavi: Kjo është Barça

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:12
Xavi: Kjo është Barça

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në konference për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Frankfurtit, në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Gjatë konferences, trajneri u pyet edhe për ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madridit dhe Chelseat, ku madrilenet triumfuan me rezultat të përgjithëm 5-4 duke siguruar gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Xavi tha se Real Madridi nuk ka të njëjtin presion për të luajtur mirë në çdo ndeshje që ka skuadra e tij.

Xavi tha se fitorja duke luajtur keq nuk është një luks që skuadra e tij ka, pasi ata i përmbahen parimeve të vendosura nga ish-lojtari dhe trajneri legjendar, Johan Cruyff.

"Ne në Barcelonë shikojmë historinë e ekipit. Kur Cruyff mbërriti, ai krijoi baza të caktuara për të luajtur mirë," tha Xavi në një konferencë për shtyp.

"Fito duke luajtur mirë. Kështu jemi ne katalanasit. Kështu e jetojmë.

“Nuk e di se si është në Madrid. Madridi ka një gjen konkurrues spektakolar, por Barça është një histori tjetër”.

Ai shtoi: "Kjo është Barça. Ne kemi detyrimin të fitojmë dhe të luajmë mirë. Nuk ia vlen të fitojmë 1-0 dhe në minutën e 90-të. Ne jemi Barça.

“Ka të bëjë me të qenit të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë. Nuk ka asnjë krahasim. Barça është klubi më i vështirë dhe më kërkues.

"Ne kemi detyrimin të fitojmë duke luajtur mirë. Kjo është gjëja e vështirë në futboll. Prandaj ky është klubi më i vështirë në botë”, përfundoi trajneri spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat