Atalanta luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ditën e nesërme përball Leipzig në çerekfinalen e dytë të Ligës së Europës.
Skuadra e Gasperinit ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti.
Gjimshiti rikthehet kështu pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen parë çerekfinale ku u detyrua ta linte fushën e lojës.
Një rikthim ky shumë i rëndësishëm për skuadrën e Atalantës që shprehu gëzimin për këtë lajm duke e vendosur foton e tij dhe në njoftimin zyrtar në Instagram.