Zikaltërit marrin përgjigje për apelimin e tyre

Futboll

Zikaltërit marrin përgjigje për apelimin e tyre

Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:14
Zikaltërit marrin përgjigje për apelimin e tyre

Ndeshja mes Interit dhe Bolonjas do të luhet. Ky ka qenë vendimi i Kolegjit të Garancisë në Federatën Italiane, pas ankimimit të vendimit fillestar nga ana e Interit.

Ndeshja ishte parashikuar për tu luajtur në fillim të fazës së dytë të kampionatit, por problemet me COVID-19 çuan në një shtyrje të saj.

Vendimi i Federatës Italiane ishte që ndeshja të luhej në një datë të dytë por pas anomalive të regjistruara para ndeshjes Interi kërkoj fitoren 0-3 në tavolinë.

Ky vendim i fundit shuan çdo shpresë të zikaltërve për 3-pikshin të tavolinë, me ndeshjen që do të luhet në datën që mbetet për t’u përcaktuar zyrtarisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat