Tifozët e Partizanit nderojnë legjendën e futbollit!
Ndërkohë që sapo kishte nisur pjesa e dytë e sfidës mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, tifozët e kuq tërhoqën vëmendjen, duke shpalosur një banderolë të madhe në tribunën ku ishin vendosur.
Bëhet fjalë për një foto të legjendës së futbollit shqiptar, shkodranit Loro Boriçi, emrin e të cilit mban edhe stadiumi në Shkodër, ndërsa në atë moment edhe publiku kuqeblu, që ishte shumë më i madh në numër, shpërtheu në duartrokitje.
Loro Boriçi e ka nisur karrierën pikërisht te Vllaznia, ndërsa më pas ka veshur për 7 vite edhe fanellën e Partizanit, duke luajtur 152 ndeshje dhe shënuar 68 gola, ndaj bëhet fjalë për një figurë të futbollit, që bashkon të dy klubet.