Robin van Persie thuhet se mund të kthehet në Manchester United si trajner këtë verë, pavarësisht sugjerimeve se holandezi kishte refuzuar një ofertë nga ish-klubi i tij.
Trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag, besohet se është në prag të nënshkrimit të një kontrate për t'u bërë trajneri i ri i Man United, me një njoftim që pritet të shpallet para fundit të sezonit.
Ten Hag mendohet se dëshiron të sjellë Mitchell van der Gaag, ndihmësin e tij në Ajax me vete në “Old Trafford”, ndërsa lojtarë si Steve McClaren dhe Rene Meulensteen janë lidhur me rikthime në klub.
Van Persie thuhet gjithashtu se kërkohet nga Ten Hag, por një raport i fundit pretendon se 38-vjeçari kishte refuzuar mundësinë për t'u kthyer në Mançester.
Holandezi, i cili shënoi 58 gola në 105 paraqitje për Man United midis 2012 dhe 2015, aktualisht është duke punuar si ndihmës dhe trajner te Feyenoordi.
Sipas “Evening Standard”, Ten Hag mbetet i interesuar të shtojë Van Persien në stafin e tij për fillimin e sezonit 2022-23.