Në futbollin evropian janë të shumtë futbollistët myslimanë që janë duke agjëruar.
Edhe në futbollin spanjoll ka të tillë.
Madje, në klubin e Mallorcas janë tre të tillë, ganezi Idrissu Baba, senegalezi Amath Ndiaye dhe futbollisti Vedat Muriqi.
Sipas mediumit spanjoll “ultimahora.es”, sulmuesi prizrenas po agjëron vetëm në ditët kur nuk ka stërvitje e as lojë.
Në këto ditë ai i rikuperon ditët e humbura të agjërimit.
As dy futbollistët afrikanë nuk duan të shkaktojnë probleme dhe janë munduar ta përshtatin sa më mirë çështjen e agjërimit.
Në La Liga po agjëron edhe Karim Benzema, i cili bëri iftar vetëm pak kohë para se të fillonte ndeshja me Chelsean, në Angli dhe në Spanjë.
Në futbollin evropian po i jepet rëndësi muajit të shenjtë të Ramazanit.Në Bundesligë ditë më parë u ndërpre një ndeshje për pak minuta derisa një lojtar të bënte iftar.
Edhe në Premierligë referëve u është lejuar ta ndërpresin lojën derisa ndonjëri prej lojtarëve myslimanë ta “prish” me një ushqim të shpejtë agjërimin.