Ademi: Asnjëherë nuk jam penduar që kam zgjedhur Maqedoninë!

Futboll

Ademi: Asnjëherë nuk jam penduar që kam zgjedhur Maqedoninë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:21
Ademi: Asnjëherë nuk jam penduar që kam zgjedhur Maqedoninë!

Futbollisti shqiptar, Arian Ademi, kapiteni i Dinamos së Zagrebit, edhe pse e nisi karrierën e tij me kombëtaren e Kroacinë, vendlindjen e tij, pranoi ofertën e Maqedonisë së Veriut për të luajtur në fanellën “kuqeverdhe” dhe që nga debutimi i tij më 9 tetor të vitit 2014, është bërë pjesë e pazëvendësueshme, shkruan media maqedone Ekipa.mk”.

Duke folur për mediat kroate, ai tha se në asnjë moment nuk është penduar për pranimin e ftesës.

“Si fëmijë kam shkuar shpesh në Maqedoni dhe kur më erdhi ftesa nuk e kisha problem ta pranoja dhe të luaja për kombëtaren e Maqedonisë.

Nuk u pendova kurrë që zgjodha atë rrugë, sepse në fund doli e shkëlqyeshme, për mua ishte rruga e duhur. Asnjëherë nuk jam penduar që kam zgjedhur Maqedoninë”, ka thënë Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat