Sulmuesi i Lyonit, Lucas Paqueta duket se po luan sezonin e fundit në fanellën e skuadrës franceze.
Mediat angleze të enjten shkruajnë se ish-lojtari i Milanit, kërkohet nga dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Arsenal dhe Newcastle.Sulmuesi brazilian me Lyonin ka kontratë deri në vitin 2025, por forma e tij e mirë tek skuadra franceze, ka bërë që klubet e mëdha evropiane, të mendojnë për brazilianin.
24-vjeçari, kartoni i të cilit kap shifrën 58 milionë euro, thuhet se gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri, pavarësisht kontratës që ka me Lyonin.
Premier League, duket se është e destinacioni i mundshëm i Paqueta-s.
Arsenali dhe Newcastel janë në garë për lojtarin, i cili këtë sezon të garave, ka pasur 37 paraqitje me Lyonin dhe ka shënuar nëntë gola.