Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për mediat para takimit të kthimit në çerekfinalet e Ligës së Europës.
Barça pret Frankfurtin dhe numri një i stolit të katalanasve i ka bërë apel skuadrës të bëjë kujdes, duke kujtuar se fusha nuk është më justifikim për paraqitjen jo të mirë në ndeshjen e vajtjes në Gjermani. Ksavi është ngacmuar edhe në lidhje me Levandovskin, por ka zgjedhur të driblojë.
“Barcelona është vetë presioni. Ne kemi për detyrim të luajmë mirë dhe të fitojmë.
Duke qenë Barça duhet të jemi të shkëlqyer në gjithçka. Kjo e bën Barcelonën klubin më të vështirë, nuk krahasohet me askënd. Nuk ka asnjë klub tjetër si ne, që duam të fitojmë me lojë të bukur”, tha Xavi.