Anthony Martial pritet të largohet në fund të sezonit nga Sevilla.
Sulmuesi francez është i huazuar te spanjollët nga Manchester United.
“E shoh shumë të komplikuar të vazhdoj te Sevilla. Kam ardhur duke e ditur se me siguri do të më duhet të kthehem te Manchester United”, ka thënë Martial.
Sulmuesi ka kaluar te Sevilla në huazim të “thatë”, pa një kluazolë që i jep të drejtë klubit të LaLiga ta blejë atë.