Ademi vizitoi KF Beharin, vëzhgon nga afër punimet në fushë 

Futboll

Ademi vizitoi KF Beharin, vëzhgon nga afër punimet në fushë 

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:07
Ademi vizitoi KF Beharin, vëzhgon nga afër punimet në fushë 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, ka vizituar sot klubin e futbollit Behar në Vitomiricë të Pejës për të parë zhvillimet në punimin e fushës me bari sintetik, e që është investim i FFK-së.

I pari i FFK-së u prit nga kryetar i Lidhjes Rajonale të Pejës, Avdi Gashi dhe kryetari i klubit Behar, Asmir Zekiç.

 Ademi u njoftua nga afër me mbarëvajtjen e punimeve në fushë, ku gjithçka është duke shkuar mbarë dhe mirë.

Ky klub, i cili vepron në kuadër të Ligës së Dytë, ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë të komunitetit boshnjak, shumë shpejt aktivitetin do ta zhvillojë në një fushë me bari artificial të një kualiteti të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat