Media italiane shkruan për ndeshjen ndaj Interit: Ky është viti i pjekurisë së Rei Manajt

Futboll

Media italiane shkruan për ndeshjen ndaj Interit: Ky është viti i pjekurisë së Rei Manajt

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:19
Media italiane shkruan për ndeshjen ndaj Interit: Ky është viti i pjekurisë së Rei Manajt

Spezia-Inter, kjo do të jetë ndeshja e radhës në Serinë A ku ekipi i Motës do të kërkojë që të surprizojë zikaltërit. Këta të fundit janë në rrugën drejt titullit kampion, më veçanërisht për shkakun e gabimeve të Milanit në këto përballje të fundit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e nesërme dhe do të jetë e veçantë për Rei Manaj, që dikur ka veshur fanellën e zikaltërve. Media italiane “Tuttosport” i ka kushtuar një artikull sulmuesit shqiptar:

“Jo vetëm Thiago Motta, Spezia-Inter do të ketë një shije shumë të veçantë edhe për dikë si Rei Manaj. Shqiptari është një pjesë themelore në tabelën e shahut të Motta-s, por, dikur, ai pati një shans të madh te Interi. Një aventurë, ajo e nerazzurrëve, që nuk shkoi ashtu siç pritej.

Ky vit është ndoshta sezoni i Manajt më i mirë, ai i pjekurisë. Manaj po përgatitet të sfidojë Interin në një sfidë që premton të jetë elektrizuese”, shkruhet mes të tjerash në median italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat