Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka folur për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.
Italiani thotë se futbollisti është mjaftueshëm i aftë që të bëjë zgjedhjen e duhur për veten, por, cilido që të jetë vendimi i suedezit, skuadra do të mbështesë.
“Ai është mjaftueshëm i mençur që taq bëjë zgjedhjen e duhur. Ne do të jemi së bashku me Zlatan, çfarëdo që ai vendos për të ardhmen e tij”, u shpreh trajneri.
40-vjeçari aktualisht është i lënduar dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Sulmuesi vitin e kaluar nënshkroi kontratë njëvjeçare për “Rossonerët” me synim kryesor fitimin e Sccudettos.