Super-talenti brazilian i River Plate, Enzo Fernandez falë performancës së shkëlqyer këtë sezon të garave, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.
Manchester United është skuadra e radhës që i ka hyrë garës për 21-vjeçarin brazilian, i cili po mahnit me formën e tij të lartë tek skuadra River Plate.
Enzo ka kohë që është duke u monitoruar nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, por tashmë garë për braziliani i kanë hyrë edhe ‘Djajtë e Kuq’.
“TyC Sports” shkruan Real Madrid dhe Manchester United janë duke klubet evropiane që po bëjnë garë të ashpër për të transferuar Enzo Fernandez-in.
Klauzola e lirimit te Enzo-s është 16.6 milionë funtesh, por thuhet se ky çmim mund të rritet në muajit e ardhshëm.