“San Siro” gati të shpërthejë për ndeshjen Milan-genoa.
Sipas mediave italiane, tifozët kuqezi do të mbështesin skuadrën e tyre në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit për fatin e titullit kampion.
Mbi 65.000 tifozë të Milanit do të jenë nesër mbrëma në orën 21:00 për ndeshjen ndaj Genoa.
Një shifër që i vjen përshtat ekipit kuqezi që të kalojë këtë krizë të rezultateve.