Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi gjatë verës që vjen.
Januzajn e do klubi i njohur i La Ligas.
Futbollistit për pak muaj do t’i skadojë kontrata me klubin aktual dhe palët nuk kanë shprehur interesim për ta vazhduar bashkëpunimin.
Dhe, që nga 1 korriku ai do të jetë lojtar i lirë dhe mund ta zgjedhë vetë ekipin e ri.
Sipas mediave spanjolle, megjithatë përfaqësuesi belg mund të qëndrojë në kampionatin spanjoll.
Mediumi “Fichajes” raporton se interesim për futbollistin nga Istogu ka shfaqur Valencia.
Pasi është ambientuar në La Liga, nuk përjashtohet mundësia që 27 vjeçari të vazhdojë të luajë në këtë ligë.
Interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur edhe Napoli në Itali, por ky medium siguron se Valencia është favorite për t’i siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Manchester Unitedit.
Januzaj ishte pjesë e Sociedadit që nga viti 2017, ndërsa me klubin spanjoll i ka zhvilluar 161 ndeshje dhe në këtë periudhë i ka realizuar 22 gola dhe i ka bërë 21 asistime.