Raportime të bujshme nga Spanja në orët e fundit, ku thuhet se Juventusi i është vënë pas lojtarit të momentit te Reali, Luka Modriç.
Gazetari spanjoll, Serxhio Santos ka raportuar lidhur me një ofertë të rëndësishme që “Zonja” i ka bërë yllit kroat.
Bardhezinjtë do të ishin të gatshëm ti ofronin një kontratë të majme dhe rolin kryesorë në mesfushë 36-vjeçarit.
Modriç ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Realin, dhe ky interesim i Juventusit në orët e fundit duket t’a vendosi në pozita të vështira klubin madrilen lidhur me të ardhmen e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.