Mërgim Vojvoda është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme të karrierës.
Futbollisti është bërë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Torinos.
Dhe, paraqitjet e mira të përfaqësuesit i Kosovës u kanë rënë në sy drejtuesve të Milanit.
Sipas mediave italiane, “Rossoneri” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të krahut, i cili vlerësohet 10 milionë euro nga klubi “Granata”.
Kuqezinjtë e shohin futbollistin kosovar si alternativë ideale të Theo Hernandezit, i cili është një titullar i padiskutueshëm.
Zëvendësuesi i Theos, Ballo Toure po has në vështirësi për t’u ambientuar në “San Siro” dhe mund të largohet, prandaj vendin e tij mund ta zë Vojvoda.