Firmino bëhet futbollisti i katërt në historinë e Liverpoolit...

Futboll

Firmino bëhet futbollisti i katërt në historinë e Liverpoolit...

Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:54
Firmino bëhet futbollisti i katërt në historinë e Liverpoolit...

Jurgen Klopp kualifikohet për të katërtën herë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, duke barazuar rekordin e Jup Hejnkesit mes trajnerëve gjermanë.

Strategu aktual i Liverpoolit, në tri arritjet e mëparshme, ka arritur që të shkojë gjithmonë në finale.

Dje ishte hera e 12-të në histori, që Liverpuli arrin të kalojë në gjysmëfinalet e Kupave të Europës. Për të kuqtë ishte edhe hera e katërt radhazi, diçka që ka mundur ta bëjë vetëm Mançester Junajtid.

Roberto Firmino bëhet futbollisti i katërt në historinë e Liverpoolit që shënon më shumë se 20 gola në Kupat e Europës, pas Mohamed Salahut (33), Sadio Manesë (22) dhe Stivën Xherrardit (21).

Roberto Firmino u ngjit në kuotën e 10 golave sezonalë, duke thyer edhe një agjërim në Ligën e Kampioneve, i cili zgjaste që nga marsi i vitit 2020 kundër Atletikos së Madridit.

Vetëm dy skuadra kanë mundur të fitojnë me më shumë se një gol diferencë në “Anfield Road”, që kur ky kompeticion ka marrë emrin UEFA Champions League.

Ato kanë qenë pikërisht Benfika (2-0) në sezonin 2005- 2006 në 1/8-at dhe Çelsi në çerekfinalet e 2008-2009.

Xhejms Milner, 36 vjeç e 99 ditë, është shndërruar dje në lojtarin më të moshuar anglez që nis si titullar një ndeshje të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, që nga koha e Dejvid Bekhamit te PSG-ja (37 vjeç e 335 ditë, kundër Barcelonës), në prill të vitit 2013.

Ibrahima Konate është futbollisti i katërt në historinë e Liverpulit që arrin të shënojë në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve pas Peter Krauçit (sezoni 2006-2007 ndaj PSV-së), Mohamed Salahut (2017-2018 kundër Mançester Sitit) dhe Roberto Firminos (2018-2019 ndaj Portos).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat