Inter-i po studion lëvizjet e duhura që do të bëjë në merkaton e verës, në mënyrë që të gjejë lojtarët e duhur për sezonin e ardhshëm.
Në fillim, zikaltrit duhet ta mbyllin sezonin në mënyrën e duhur, me titullin në kampionat dhe Kupën e Italisë që janë akoma në lojë.
Megjithatë, duhet menduar edhe për të ardhmen. Një ardhme që nuk përjashton një tjetër shitje të dhimbshme, por që mund të financojë disa goditje të rëndësishme.
Një lojtar që është vënë në shënjestër nga Inter-i prej disa muajsh është Gleison Bremer. Qendërmbrojtësi i Torino-s ka shpalosur të gjithë talentin e tij në muajt e fundit, deri në atë pikë sa është bërë një pikë referimi për Demat dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Serisë A në rolin e tij.
Çdo kundërshtar që ka patur përballë, nga Vlahovic te Giroud dhe Dzeko, braziliani ka arritur ta ndalë me mjeshtëri. Zikaltrit nuk janë më të vetmit që e duan mbrojtësin dhe kjo është ajo që shqetëson shumë kampionët e Italisë në fuqi.
La Gazzetta dello Sport ka analizuar garën që po zhvillohet për lojtarin e Torino-s. Konkurrenca, në fakt, po shtohet gjithmonë e më shumë, nga Bundesliga në Premier League e deri te La Liga.
Sipas së përditshmes italiane, Tottenham dhe Atletico Madrid janë dy ekipet që po interesohen shumë për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Nuk janë të vetmet ekipe në garë. Bayern, Dortmund, Arsenal, Leicester, Newcastle, Arsenal dhe Everton, kjo është lista e gjatë e skuadrave që e duan lojtarin.
Një situatë kjo që ka bërë të rritet ndjeshëm vlerën e Bremer. Nëse deri para disa javësh flitej për 25-30 milionë euro, tani do të duhen plot 50 milionë euro.