Janë deleguar gjyqtarët për javën e 29-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kjo javë do të sjell dy super derbi, ku që të dyja luhen ditën e diel.
Ballkani pret Prishtinën në Suharekë, derisa Llapi është nikoqir i Dritës.
Bardh Ajeti do ta drejtojë ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës, derisa Besfort Kasumi atë në Podujevë, ku Llapi pret Dritën.