Tri ndeshje të shtunën e dy të dielën! Derbi në Podujevë e Therandë

Futboll

Tri ndeshje të shtunën e dy të dielën! Derbi në Podujevë e Therandë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:12
Tri ndeshje të shtunën e dy të dielën! Derbi në Podujevë e Therandë

Me padurim priten ndeshjet e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës. Derbi luhet në Podujevë dhe Therandë.

Në Therandë, lideri Ballkani ndeshet me kampionin në fuqi, Prishtinën, ndërsa në Podujevë Llapi përballet me Dritën.

Të dy këto ndeshje luhet të dielën, në Therandë në orën 13.30 dhe në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 14.00.

Tri ndeshjet tjera luhet të shtunën. Ballkani kryeson me 60 pikë, duke lënë pas Dritën dhe Gjilanin me nga 52 pikë etj.   

Java e 29-të
E shtunë 

Malisheva – Ulpiana 14:00
Drenica – Dukagjini 14:00
Gjilani – Feronikeli 14:00

E diel
Ballkani – Prishtina 13.30
Llapi – Drita 14:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat