Kur fitohet një famë e keqe

Futboll

Kur fitohet një famë e keqe

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:15
Kur fitohet një famë e keqe

Kur fitohet një famë e keqe, është e komplikuar t’u ndryshon mendjen të tjerëve. Paragjykimet vrapojnë më shpejt se realiteti i gjërave dhe në fund është pothuajse e pamundur t’i fshish.

Mjafton për “të keqin” më të famshëm të futbollit europian: Sergio Ramos. Ish-kapiteni i Real Madrid dhe i Spanjës, aktualisht te PSG, është një nga lojtarët më të kritikuar. E vlerësojnë vetëm tifozët e Los Blancos dhe ata të PSG, dhe jo të gjithë.

Po për çfarë kritikohet? Një lojë në limitet e rregullave dhe në disa raste përtej tyre. Një tjetër gjë që nuk pëlqehet nga Ramos është dëshira e tij për të bërë skena dhe provokime. Po a është vërtetë kështu?

E çuditshme, por e vërtetë. Sergio Ramos ka gjetur një mbrojtës. Ai, që atë rol e ka zanatin e tij, ka marrë elozhe nga një sulmues. Mos është kthyer bota përmbys vallë? Ku i dihet.

Megjithatë, fjalët e sulmuesit norvegjez Joshua King janë befasuese. Sulmuesi i Watford ka përshkruar një Ramos që nuk është parë ndonjëherë në një intervistë të dhënë për norvegjezen VG.

“Besoj se e bën shumë mirë punën e tij, se është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë”, ka thënë King dhe deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat