Atalanta-Leipzig dhe PSV-Leister janë dy ndeshjet hapëse të çerekfinale të Ligës së Europës dhe asaj të Konferencës që do të luhen ditën e sotme.
Atalanta e Gasperinit luan kualifikimin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Gjimshiti e nisë nga stoli pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë.
Gjithçka e hapur dhe në sfidën e Ligës së Konferencës, ku Leister do të synojë të shpëtoj sezonin zhgënjyes, me fitoren në këtë sfidë për të arritur objektivin për të qenë në finalen e Tiranës.