Lacio do që t’ia mbushë mendjen Mauriocio Sarrit të mbajë në ekip Tomas Strakoshën, por trajneri nuk është i bindur për portierin.
Sipas mediave italiane, Strakosha ka gati një kalim në Premier Ligë, por së pari do që të diskutojë me drejtuesit e Lacios. Igli Tare dhe Klaudio Lotito kërkojnë që portieri të qëndrojë, por problemi është Mauricio Sarri i cili nuk është i bindur për të nisur sezonin e ri me gardianin e Kombëtares shqiptare.
63-vjeçari ka në listën e dëshirave të tij një tjetër portier, por ekziston mundësia që të bindet nga drejtuesit pasi Strakosha ka një dekadë te Lacio.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të dyja palët, klubin dhe lojtarin.