Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kampioni italian Inter tani i është bashkuar Arsenalit në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Leandro Paredes.
Spekulohet se Paredes është i pakënaqur me minutazhën e tij te PSG, dhe mund të largohet nga gjiganti francez këtë verë.
Skuadra londineze Arsenal ka shprehur interesim serioz në shërbimet e mesfushorit argjentinas, pasi që dëshiron me çdo kusht ta përforcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.
Ndërkaq, Arsenali tani do të ketë kundërshtarë në garën për nënshkrimin e Paredes, ku trajneri Simone Inzaghi dëshiron që ta ketë yllin e PSG-së në skuadër nga sezoni i ardhshëm.
Që prej transferimit nga skuadra e Zenitit te Paris Saint-Germain, Leandro Paredes ka arritur të bëjë 113 paraqitje në të gjitha garat për gjigantit francez, duke regjistruar tre gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.