Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag i ka bërë të qartë klubit se Ronaldo nuk do t'i përshtatet stilit të tij të lojës dhe legjenda nuk është pjesë e planeve të tij.
Trajneri 52-vjeçar i ka dhënë dritën jeshile Ronaldos për t'u larguar nga “Old Trafford” këtë verë.
Ten Hagështë gati të bëhet trajneri i ardhshëm i Unitedit pasi ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me drejtuesit e klubit.
Dhe sipas “Daily Star” trajneri holandez ka sanksionuar largimin e Ronaldos – pasi e ka bërë të qartë se legjenda e Unitedit nuk do të jetë pjesë e planeve të tij afatgjata në “Old Trafford”.
Lajmi do të mahnitë tifozët e Unitedit, të cilët ende e konsiderojnë Ronaldon si një figurë ikonike në klub, pavarësisht vështirësive të tij këtë sezon.
Pavarësisht se ka shënuar 18 gola ai ka shënuar vetëm katër herë në 13 paraqitjet e tij të fundit dhe jo gjithmonë e ka gjetur veten në formacionin titullar të trajnerit, Ralf Rangnick.