Disa ndeshje në stol duket se i kanë bërë mirë Nicolo Zaniolos, që u rikthye bë formacion në çerekfinalen e kthimit ndaj Bodo/Glimt dhe shënoi një tripletë, duke vulosur avancimin e Romës në rrugën drejt Tiranës.
Sulmuesi italian ishte protagonisti kryesor i mbrëmjes, teksa pas ndeshjes refuzoi të komentojë marrëdhëniet me Mourinhon dhe “trembi” tifozët verdhekuq, duke lënë të hapur mundësinë e largimit.
“Tifozët më kanë mbështetur edhe në momentet e mia më të vështira, siç ishin dëmtimet e gjata, ndaj ju dua të mirën.
Zgjedh të shijoj këtë mbrëmje, pasi të ardhmes nuk i dihet”, deklaroi sulmuesi italian.