Edison Cavani në fund të këtij sezoni ka vendosur të largohet nga Manchester United, teksa sulmuesi po jeton edhe ditët e fundit të tij me fanellën e djajve në stadiumin “Old Trafford”.
Në këtë mënyrë sulmuesi ka vendosur që e ardhmja e tij nuk do të jetë te djajtë, teksa gjatë merkatës së verës do të ketë mundësinë të zgjedhë edhe skuadrën ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Uruguaini nuk ka pasur hapësira te “djajtë e Kuq”, që nga ardhja e Ronaldos.
Këtë sezon Edison Cavani ka pasur vetëm 12 paraqitje deri tani në Premier League.