Barcelona humbet shërbimet e talentit

Futboll

Barcelona humbet shërbimet e talentit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:18
Barcelona humbet shërbimet e talentit

Barcelona e mbylli pa shkëlqim aventurën në Europa League teksa u mposht në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-3. Mirëpo, trajneri Xavi Hernandez përveç zhgënjimit që prodhoi 90-minutëshi në Camp Nou, do të vuajë në vazhdimësinë e sezonit edhe një tërheqje muskulore që Pedri pësoi në këmbën e majtë.

Mesfushori ishte pjesë e formacionit titullar të Barcelonës ndaj gjermanëve, mirëpo u aktivizua vetëm për 45 minutat e para ndërsa në fraksionin e dytë nuk zbriti në fushë pas problemit muskulor.

Së fundmi, klubi katalanas ka konfirmuar se talenti spanjoll është në pritje të disa ekzaminimeve më të detajuara të cilat do të qartësojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Sakaq, trajneri Xavi dhe skuadra shpreson të rikuperojë sa më shpejt një nga lojtarët më të rëndësishëm pasi pretendojnë ta mbyllin kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme edhe pse vështirë se ky fund sezoni mund të rezervojë trofe për Barcelonën duke qenë se Real Madrid është shkëputur në krye të La Liga-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat