Një lajm aspak i mirë vjen për tifozët e Manchester Unitedit.
Sipas mediave britanike, Paul Pogba është takuar me krerët e PSG-së.
Reprezentuesi francez duket se është i vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga ‘Old Traffordi’.
“Paul Pogba tashmë është takuar me Paris Saint-Germain”, shkruajnë mediat në ishull.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, prej kohës është i lidhur me transferimin tek Real Madridi, por duket se ai është më afër gjigantit francez, PSG.
Madje, thuhet se Pogba është prioritet kryesor tek klubi parisien.