Jurgen Goxha nuk është më lojtar i Sabailit, e cila militon në elitën e futbollit në Azerbajxhan.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” ku shkruajnë se kanë arritur ndërprerjen e kontratës në mënyrë konsensuale.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Sabailit në kampionat, 29-vjeçari është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka shënuar dhe 2 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist.
Goxha është njohës i mirë i kampionatit shqiptar, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Tiranës, Bylisit, Erzenit, Shënkollit, Besëlidhjes dhe Ilirisë së Fushë-Krujës.