VAR-i është një risi mjaft interesante në futbolli, pasi teknologjia u ka ardhur shpesh në ndihmë arbitrave, për të korrigjuar vendimet e tyre dhe për të bërë më shumë drejtësi.
Tashmë teknologjia ëshrë implementuar në shumë liga, qofshin kombëtare dhe ndërkombëtare, megjithatë në Europë, Conference League ishte ajo ku VAR-i nuk u aplikua deri në fazën çerekfinale.
Por ashtu siç ishte paralajmëruar nga UEFA, në gjysmëfinale dhe finalen e madhe në Tiranë, VAR-i do të jetë aty, për të ndihmuar arbitrat të marrin vendimet më të mira dhe për të shmangur polemikat.
Në gjysmëfinale e Conefrence League do të përballen Feyenoord-Marseille dhe Leicester-Roma, me të katër ndeshjet që do të luhen me VAR, ashtu si edhe finalja e madhe e “Air Albania”-s.