Morata: Me VAR do ta kishim fituar finalen ndaj Barçës

Futboll

Morata: Me VAR do ta kishim fituar finalen ndaj Barçës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:53
Morata

Carlos Tevez dhe Alvaro Morata. Një dyshe që ka bërë Juventus-in të ëndërrojë Champions League në 2015-ën. Sulmuesi spanjoll ka folur për DAZN në lidhje vizitën që argjentinasi i ka bërë Juventus-it kohët e fundit.

“Carlos-in e falënderoj sepse nuk e kam bërë asnjëherë. Më ka bërë futbollist, kam ardhur këtu në moshën 21 vjeç me pak eksperiencë dhe në fillim më ka parë keq ndonjëherë, më ka thënë edhe gjëra kur nuk ia pasoja topin”, ka thënë Morata.

“Për mua është një nga lojtarët më të fortë të të gjitha kohërave, ka teknikë dhe cilësi, mund të hedhë poshtë mure dhe t’i ndërtojë. Për mua ka pak lojtarë të tillë në histori: mund ta fitonte ndeshjen i vetëm apo ta marrë skuadrën në shpatulla.

“E kam falënderuar, më ka thënë se ishte i lumtur që më shihte përsëri dhe se nuk priste që unë mund të luaja në krahun e majtë. Më pas kemi folur për shumë gjëra, ai e di se jam përmirësuar shumë atë vit që kam luajtur me të”.

Në atë vit, Juventus ka shkuar shumë afër triumfit në Champions League, me finalen e luajtur dhe të humbur në Berlin kundër Barcelona-s së Messi, Neymar dhe Suarez.

“Kam bindjen se po kishte qenë VAR, ndoshta do të kishim fituar një penallti dhe mund ta kishim fituar Champions-in me Juventus-in. Do të kishte qenë e pabesueshme, por  gjërat kanë shkuar ndryshe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat