Bayern i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për Nunez

Futboll

Bayern i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për Nunez

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:32
Darwin Nunez.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Benfica, Darwin Nunez.

Nunez ka kontratë me Benfican deri në vitin 2025, por mund të largohet nga Portugalia në fund të sezonit.

Kjo pasi shumë ekipe evropiane kanë shfaqur interesim për të, në mesin e tyre edhe Bayern Munich.

Së fundmi sipas ‘Fichajes’, gjiganti gjerman është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për të marrë në radhët e tyre lojtarin.

Nunez po kalon në një sezon fenomenal me Benfica, pasi në 24 paraqitje në ligë portugeze, ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm uruguaiani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat