Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka publikuar një fotografi me Karim Benzeman në rrjetet sociale.
Në fakt, fotografia është e bërë montazh, por reprezentuesja e Suedisë nuk ka hezituar që ta shpërndajë me ndjekësit e saj.
Në mbishkrim ajo ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas, si dhe numrin “9”, të cilin e mbajnë në fanellë të dytë.
Kujtojmë se Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së femrave të Real Madridit.
32-vjeçarja vlerësohet si një prej futbollisteve kryesore te kjo skuadër.