Kosova po krijon gjithnjë e më shumë çifte të gjyqtarëve në hendboll për arenën ndërkombëtare.
Dy emra të rinj që po mahnitin me referim janë edhe Edmond Beqiri e Edonis Beqiri.
Ata me sukses referuan në Pragë të Çekisë, në garën e të rinjve EHF 2022, që u organizua nga Federata e Hendbollit Evropian.
“Nje hap i madh e i suksesshëm, me paraqitje të shkëlqyer në gjykimin e ndeshjeve.
Krenar sa malet”, shkruan Eshref Beqiri, gjyqtar ndërkombëtar.
Kosova tani ka edhe një çift të gjyqtarëve, për të cilët do të dëgjohet shumë në të ardhmen.