Gjykata e Federatës Italiane të Futbollit, ka shpallur të pafajshëm të gjithë personat e përfshirë në çështjen e plusvalencave në klubet e Serisë A.
Vendimi është publikuar në ditën e sotme nga vetë organi gjyqësor sportiv, i cili ka deklaruar të mbyllura hetimet në lidhje me personat e përfshirë në çështje, dhe rënien e akuzave të ngritura ndaj tyre.
Çështja e mashtrimit me shifrat e plusvalencave të regjistruara në klubet e mëdha italiane ishte bërë lajmi i ditës në mediat italiane, me emra të mëdhenj të përfshirë si presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli ose ai i Napolit, De Laurentis.
Për të dy presidentët fillimisht ishte kërkuar një dënim me 12 muaj heqje lirie, pretendime që rrezohen poshtë sipas vendimit të fundit.