Pas fitores së fundit me rezultat 3:1 ndaj Borecit, FC Shkupi nesër në transfertë, do të përballet me skuadrën e Pelisterit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28 - të të Kampionatit të të Maqedonisë Veriut.
Shkupi me Pelisterin, u përballën dy herë në këtë sezon dhe që të dyja ndeshjet i fituam bindshëm.
Ndeshja e fundit përfundoi me rezultat 0:5 në favor të skuadrës tonë me dy golat e M. Cvetanoskit, po ashtu nga një gol shënuan, K. Markoski, M. Gjorgjievski dhe K. Qeshmexhijev.
Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen e FC Shkupit foli sulmuesi brazilian, Inacio Queven.
“Gjatë gjithë javës mendoj se jemi përgatitur siç duhet dhe në një atmosferë të mirë. E di se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë pasi që ata si avantazh kanë terrenin vendas, por ne jemi të fokusuar plotësisht dhe në Manastir shkojmë për fitore, ky është qëllimi jonë”, tha Inacio Queven.
Skuadra e Pelisterit renditet në pozitën e 12-të në tabelë me gjithsej 10 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar tre disfata, kundër Akademija Pandev, Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P.
Ndeshja Shkupi – Pelister do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00 në qytetin e Manastirit.