Spezia dhe Interi do të përballen sonte në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi me fitore eventuale do të shihte veten në krye të tabelës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Alberto Picco” nga ora 19:00.
Vlen të theksohet se te Spezia nga minuta e parë do të luajë sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili dikur ishte pjesë e “Nerazzurrëve”.
Formacionet zyrtare:
Spezia: Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou, Reca; Kiwior, S Bastoni; Gyasi, Maggiore, Kovalenko; Manaj.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, A Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Dzeko.