Kompania nga shteti i Bahrain, Investcorp, mësohet se ka hapur bisedimet për të blerë gjigantin e Serie A, AC Milan, ku kjo gjë do të nënkuptonte që do të kemi për herë të parë një skuadër në Serie A e cila do të blihej nga investitorët e Lindjes së Mesme.
Një burim i përfshirë në këto bisedime ka thënë për “Reuters” që marrëveshja për ta blerë shtatë herë kampionin evropian nga pronarët aktual, Elliot Management Corporation, ishte shumë afër që të kompletohet.
Thuhet se vlera e gjigantit italian mund të prekë shifrën e 1 miliardë eurove, duke përfshirë këtu edhe borxhet që ka klubi.
Investcorp menaxhon mbi 42 miliardë dollarë në asete me biznese të ndryshme, duke përfshirë kapitalin privat, pasuritë e paluajtshme, investimet me kthim absolut, infrastrukturën, menaxhimin e kredisë dhe kapitalin strategjik.
Investcorp dhe Elliot Management Corporation, ku ky i fundit kishte blerë Milanin në vitin 2018, refuzuan që të përgjigjen kur janë kontaktuar nga “Reuters”.