Erik Ten Hag i cili pritet të marrë drejtimin e Manchester United, është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.
Ten Hag, i cili aktualisht drejton ekipin e Ajax, pritet të marrë drejtimin e Manchester United.
Konfirmimi zyrtar mund të ndodh në fund të muajit prill.
Sipas ‘ESPN’, holandezi thuhet se ka kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ një listë të shkurtër me lojtarë në çdo pozicion, për afatin kalimtar të verës, në mesin e tyre është edhe Tchouameni.
Ai po kalon në një sezon fenomenale në Ligue 1, andaj është objektivi kryesor i Ten Hag.
Përveç Man United edhe Real Madrid, Chelsea, Liverpool janë të interesuar për francezin.