Antonio Rudiger mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë, por te rivali lokal i Chelseas, Tottenham Hotspur.
Sipas “Sport”, trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka planifikuar një takim me reprezentuesin gjerman, të cilin në vitin 2017 e kishte transferuar te Chelsea.
Kontrata e Rudigerit me “Blutë” skadon më 30 qershor. Kjo nënkupton se ai mund të transferohet diku tjetër si lojtar i lirë.
Për 29-vjeçarin interesim thuhet se ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini e Manchester United.
Ndërkohë, sipas gazetës spanjolle, Barcelona është tërhequr nga gara.