Milani ka shënuar fitore të madhe në luftë për titullin e kampionit në Serie A.
Skuadra rossonere si vendase e mposhti me rezultat 2:0 Genoa-n, në takimin e javës së 33-të.
Futbollisti Rafael Leao shënoi në minutën e 11-të. Në fund të takimit përkatësisht në minutënm e 87-të, Junior Messias thellon fitoren në 2:0.
Milani është në krye të tabelës me 71 pikë, ka dy më shumë se Interi në vend të dytë.
Genoa është në zonën e kuqe, në vend të 19-të me 22 pikë dhe e pret punë e vështirë për të ruajtur statusin e Serie A.