Kepa Arrizabalaga në radarin e Juventusit

Futboll

Kepa Arrizabalaga në radarin e Juventusit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 09:40
Kepa Arrizabalaga

Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për Kepa Arrizabalagan.

Sipas “Fichajes”, klubi italian është duke monitoruar situatën e portierit spanjoll te Chelsea.

Kepa po kalon kohë të vështira në “Stamford Bridge”, pasi trajneri Thomas Tuchel preferon Edouard Mendyn si portier të parë.

Juventusi thuhet se po planifikon transferimin e 27-vjeçarit për t’ia shtuar konkurrencën portierit polak, Wojciech Szczesnyt.

Kepa Arrizabalaga ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat