Tifozët e Manchester United nuk janë aspak të kënaqur me ecurinë dhe rendimentin e skuadrës së zemrës. Ekipi i Ralf Rangnick renditet në vend të shtatë në Premier League.
Zona Champions League është gjashtë pikë larg, ndërsa një grupim tifozësh ka organizuar të premten një protestë “të vogël dhe paqësore” jashtë terrenit stërvitor të klubit.
Reagimi ka ardhur kundër familjes Glazer, që zotëron klubin. Tifozët janë të zemëruar me mënyrën e menaxhimit të klubit nga pronarët, teksa një tjetër protestë do të mbahet para sfidës së sotme ndaj Norwich.
“Tifozët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, e kuptojmë zhgënjimin e tyre në lidhje me pozicionin e klubit në vend të shtatë në renditje”, deklaroi trajneri Rangnick.
Vetëm tre ndeshje të fituara në 12 takimet e fundit janë fare pak për një ekip si United, teksa trajneri i përkohshëm gjerman vijoi: “Ne e dimë se futbolli është një lojë pasioni dhe emocioni".