Ekipi i “Autoservis Nuro” nga Kumanova është fitues i turneut tradicional në futboll të vogël për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në finalen dramatike që u luajt mbrëmë në terrenin e futbollit të vogël “Bliznak Sport”, ata me rezultat 3-2 mposhtën ekipin e “Dëshmorit Arsim Bajrami” nga fshati Llopat i Kumanovës.
Valmir Qerimi, lojtar i ekipit Dëshmorit Arsim Bajrami, e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të turneut.
“Normal që ndjenja ishte e mirë, por sikur të fitonim vendin e parë do të ishte edhe më mirë. Sidoqoftë, me rëndësi është që turniri ishte humanitar dhe doli i suksesshëm. I falënderojë organizatorët”, tha Qerimi, i cili në turne shënoi 5 gola.
Si lojtar më i mirë i turneut, ai nga organizatorët u nderua me mirënjohje dhe një kupë.